Multikulturalizmi brenda hapësirave kombëtare dhe marrëdhëniet ndërmjet kulturave të vendeve të ndryshme, paraqet thelbin e barometrit të lirisë, barazisë, drejtësisë e demokracisë së atij vendi. Si mungesë e një qasje të këtillë, konfliktet dhe shoqëritë kombëtare të cilat kalojnë nëpër tranzicion të stërzgjatura, gjithashtu janë produkte nga rrjedhojat e mos pranimit të gjendjes faktike si një vlerë e përbashkët kombëtare përmes së cilës arrihet deri te kultura qytetare në cilën mbizotëron paqja dhe harmonia mes grupeve kulturore, etnike e fetare.

Multikulturalizmi brenda një shoqërie të lirë është i hendikepuar për mos thënë i robëruar nëse subjekti tjetër, shteti apo organizata ndërkombëtare, nuk i njeh statusin kulturor, fetar apo etnik palës tjetër plotësisht si vlerë kombëtare apo ndërkombëtare. Njohja e kësaj kategorie ‘A’ nga subjekti ‘B”, nënkupton vlerësimin e saj si një vlerë përmes së cilës promovohet jo vetëm liria por mbi gjitha të shikohet si vlerë e përbashkët përmes së cilës ndërtohen kultura qytetare.

Për të realizuar një objektiv të marrëdhënieve ndërkulturore brenda një kulture qytetare, grupet e ndryshme kulturore, fetare apo etnike duhet t’i trajtojmë si vlerë e përbashkët përmes së cilave mësojmë të bartim elementët e përbashkët të sukseseve reciproke, ndërsa bindjen e tjetrit të respektojmë plotësisht si një e drejtë e garantuar hyjnore, pa e ndarë atë mes kulturës dhe besimit apo kulturës dhe etnisë.

Në frymën e njohjes së multikulturalizmit dhe ndërtimit të linjave komunikuese mes marrëdhënieve ndërkulturore, Islami i paraprin gjithë elementëve themeltar të bazës se si duhet ruajtur e promovuar diversiteti kulturor e etnik, apo se si duhet të vlerësohet brenda kohezionit të shtrirjes kombëtare, gjeografike, etnike, politike e diplomatike kjo marrëdhënie.

Shembull: Islamit si fe e kulturë, nuk përjashton asnjërën nga fetë monoteiste (Hebraizmin apo Krishterimin) prej ndërveprimit ndërkulturor apo bashkëjetesës multietnike. Përkundrazi, Islami bashkëvepronte ngushtë duke promovuar elementët e përbashkët përmes së cilës ndërtohen kulturat qytetare brenda një shteti nëpërmjet urave të komunikimit të drejtpërdrejt. Rast shteti i Medinës në fillesat e Islamit. Brenda Medinës jetonin në harmoni të plotë edhe krishterët edhe hebraikët duke prodhuar kështu një kulturë qytetare të përbashkët përmes marrëdhënieve reciproke. Ndonëse kjo kulturë qytetare në Medine nuk mund të quhej kulturë Islame, e as Krishtere apo Hebreje, gjithsesi ajo buronte nga të tria këto, e cila më pastaj kthehet si kulturë e përbashkët qytetare e cila nuk bjen ndesh me parimet e përgjithshme kur’anore.

Shembulli i qytetërimeve të Bagdadit (Abasidë), Andaluzisë dhe qytetërimit Osman, janë shembuj të spikatur të një marrëdhënie ndërkulturore dhe sistemi multietnike të qeverisjes së përbashkët, për cilën evropianët e vendet ballkanike kanë nevojë të domosdoshme për një projekt të tillë integrues të shteteve, kulturave, etnive të ndryshme përmes një dimension të ri të paqes.  

Aktualisht kultura evropiane apo perëndimore siç përshkruhet, mbrapa vetes bart rreziqet e veta ndaj kulturave dhe identiteteve të popujve tjerë. Ajo mbrapa interpretimit të saj bart mosnjohjen e disa identiteteve kulturore e etnike si kontribuues i vlerave të përbashkëta kulturore, përmes së cilës do duhej të ndërtoheshin marrëdhëniet ndërkulturore e ndëretnike deri te një kulturë e përbashkët qytetare evropiane.  

Një përkufizim i tillë evropian ndaj marrëdhënieve ndërkulturore të cilat shihen vetëm nga prizmi i kulturës perëndimore – krishtere, ka të njëjtat mangësi themeltare sikurse ajo e bashkimit sovjetik dikur apo ish Jugosllavisë. Brenda këtyre sistemeve që ishin si karakteristikë e modernizimit duke prodhuar në proces një identitet të përbashkët kombëtar, shpërbërjet e tyre nxorën në pah shumë dallime kulturore që sistemi i kishte shtypur në emër të ideologjisë.

Aktualisht Evropa ka shpallur triumfin e demokracisë liberale dhe ekonominë e tregut si mënyrë e zgjidhjes së problemeve shoqërore duke përfshirë edhe ato multietnike, mirëpo sfidat e dala në këtë fillim shekulli XXI, veçanërisht me rezistencën e ruajtjes së kulturave dhe identiteteve nga grupet e ndryshme etnike e fetare, po paraqesin kërcënimin themeltar të saj.

Idetë mbi ekuilibrimin e lirisë dhe barazisë, si parakusht për eliminimin kulturor dhe etnik tek popujt përmes integrimeve, rezistenca e tyre ka dëshmuar se është në rritje të vazhdueshme si rezultat i mos prodhimit të një kulture të përbashkët qytetare të shembullit Islam.

Prandaj, në hapat e mëvonshëm kur strukturat demografike do të vazhdon të zgjerohet, diskursi i ndryshimeve do të vërehet në vendet evropiane. Ndërsa, kultura qytetare do të përcakton hapin e parë drejtë një shoqërie multikulturore e multietnike të një paqe afatgjate të dimensionit Islam. Dallimet kulturore brenda një kushtetute të tillë të shembullit Islam, nuk paraqesin ndarjet e dallimet mes tyre. Ato në fakt paraqisnin subjektivitetin mbi cilin ndërtohet drejtësia, liria e siguria brenda një shteti në cilin promovohet shumëllojshmëria e kulturave si vlera të përbashkëta shoqërore e qytetare.

Të kthehemi tek civilizimi Islam në Bagdad. Përkthimi i veprave filozofike të Greqisë së lashtë shënonin kulmin e kulturës qytetare duke formësuar edhe më shumë vlerat e përbashkëta brenda qytetërimit Islam dhe se nuk merrej si kërcënim për kulturën e civilizimit Islam. I njëjti shembull është dhënë edhe gjatë ngritjes së qytetërimit të Andaluzisë në Spanjë. Kulturat dhe etnitë e ndryshme nuk paraqisnin asnjë problem, përkundrazi ato ndihmonin në vazhdimësinë e paqes dhe lulëzimin e shkencës. Paqja përmes raporteve multikulturor e multietnike ka shënuar ngritjen e shkencave që sot gëzon bota bashkëkohore, veçanërisht ato perëndimore, qoftë nga optika, matematika, kirurgjia, astronomia, fizika, kimia, sociologjia, historia, e shumë shkenca tjera.

Andaluzia, gjithashtu u transformua jo vetëm si kulmi i civilizimit Islam, por ajo mbetej pika e kthesës së paqes dhe harmonisë mes kulturave dhe diversitetit etnik si një kulturë e përbashkët qytetare. Shembujt e raporteve multikulturor brenda civilizimit Islam janë shembuj të cilët kanë prodhuar paqe dhe integrim shoqëror brenda një kulture qytetare të përmasave evropiane, pavarësisht shumëllojshmërisë së kulturave apo grupeve etnike brenda saj.

Por a e dini përse kjo funksiononte në konceptin shtet multikulturore e multietnike të Islamit?

Sepse Islami i pranon edhe Hebraizmin edhe Krishterimin si religjion, kulturë e identitet, ndërsa këto të dyja nuk e njohin Islamin në asnjë dimension.

Multikulturalizmi dhe marrëdhëniet ndërkulturore e ndëretnike në Islam, ngjasojnë me një sistem i cili përveç që ruan vlerat kulturore, etnike e tradicionale te popujve, ai i promovon ato në gjitha dimensionet duke i shndërruar si një vlerë prej cilës buron kultura e përbashkët qytetare brenda një qytetërimi modern.

Pa njohjen reciproke të identiteteve si vlera të përbashkëta për një kulturë të përbashkët, marrëdhëniet ndërkulturor e ndëretnike nuk mund të marrin formën e dëshiruar asnjëherë përmes së cilës do duhej të prodhohet një paqe, demokraci afatgjate. Kazani i shkrirjes kulturore ka një kosto prej cilës edhe qytetërimet më të mëdha botërore janë transformuar e tjetërsuar duke u munduar të i transformojnë të tjerët. Disa nga vendet evropiane këtë tashmë e dinë.

Një standard, një vlerë, një kulturë qytetare që përfaqëson gjitha grupet kulturore, etnike e fetare, është çelësi i paqes e demokracisë së shekullit XXI. Modeli Islam është model i pa konkurrent në këtë aspekt sepse gjurmët e saj sot çdo ditë na shërbejnë përreth nesh, pavarësisht se disa nga ‘NE’ i kemi përvetësuar padrejtësisht me autorësi e emërtime të ndryshme, origjinaliteti mbetet gjithmonë origjinal. /tesheshi.com/

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re