Nëse një futbollist i dalë nga Tomori do të shkonte në futbollin e madh emri i parë është ai i Myrto Uzunit. Por për calciomercato.com  ka  edhe një emër tjetër dhe bëhet fjalë për ish futbollistin e Tomorit, Florian Daci. Në mënyrë surprizuese emri i tij është lidhur me një interesim nga dy klube italiane, si: Lacio dhe Xhenoa.

Në sajtin e njohur Italian futbollisti paraqitet si një mbrojtës i madh dhe përherë nën vëzhgimin e trajnerit të kombëtares, Kristian Panuçi. Po ashtu futbollisti është nën vëzhgimin e Xhenoas që mund ta bëj pjesë të vet këtë sezon, si një alternativë për Krishiton. Ndërsa Lacio po e sheh për mundësinë e huazimit tek Salernitana.

Futbollisti aktualisht është pjesë e Lirisë së Prizrenit në Superligën e Kosovës. Ndërkohë më parë ai ka luajtur në Shqipëri jo vetëm për Tomorin por edhe për Naftëtarin dhe Turbinën. Daci nuk ka luajtur asnjëherë në Kategorinë Superiore por gjithmonë në Kategorinë e Parë./Berati.TV

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re