Italia është vendi i vetëm në Evropë ku ka më shumë njerëz mbi moshën 80 vjeç se të porsalindurit dhe ka një nivel rekord të të rinjve që nuk janë të arsimuar, të trajnuar ose të punësuar.

Qeveria populiste italiane shpreson që në momentin e fundit të shmangë masat ndëshkuese të BE-së për shkak të buxhetit të shpenzimeve, ndërkohë që vendi po përballet me një problem ekonomik me përmasa shumë më të mëdha.

Me rekord të natalitetit të ulët dhe një numër të madh të të rinjve të cilët janë të papunë ose që emigrojnë jashtë vendit, Italia është bërë një “vend që harron të rinjtë”, tha Alessandro Rosina, një profesor i demografisë në Universitetin Katolik të Sacred Heart në Milano.

“Italia shekullin 21 përshkruan mënyrën se si vdes brezi i ri, dhe kjo në masën që jo vetëm është shqetësuese, por dhe e turpshme”, shkroi ai në nëntor për të përditshmen La Repubblica.

Duke përdorur të dhënat e publikuara kohët e fundit, të cilat tregojnë se lindshmëria ka rënë në një nivel të ri historik =, Rosina ka llogaritur se Italia është i vetmi vend në Evropë ku ka më shumë njerëz mbi 80 vjeç sesa lindje.

Shteti ka gjithashtu një nivel rekord të të ashtuquajturve NEET, të rinj që nuk janë të arsimuar, të trajnuar ose të punësuar.

Vitin e kaluar në Itali ata ishin 29.5 përqind, krahasuar me mesataren e BE-së prej 17.2 përqind.

Në dhjetë vitet e fundit, numri i italianëve që kanë lëvizur jashtë vendit është trefishuar nga 36,000 në 115,000, sipas të dhënave të publikuara vitin e kaluar nga Enti Shtetëror i Statistikave.

Prej këtyre 115,000, u shkolluan rreth 25,000.

Lobi i biznesit i Confindustria në shtator 2017 llogariti se largimi i gjeneratave të reja jashtë vendit do të reduktonte rritjen ekonomike me një pikë përqindjeje në vit.

 “Është një gjendje e jashtëzakonshme”, vuri në dukje ekonomisti Luc Paolazzi në atë kohë.

Në maj, Instituti i Statistikave njoftoi se Italia ishte “vendi i dytë më i vjetër në botë”, pas Japonisë, me gati 1.7 pensionistë për çdo të ri.

Ky raport mund të rritet në 2.65 në 20 vitet e ardhshme.

Ky është një tregues i rritjes së “borxhit demografik”, i cili do të sjellë për brezat e ardhshëm barrën e kostove në rritje të pensioneve, shëndetësisë dhe sistemit social, për shkak të pabarazive ndërmjet gjeneratave, të cilat do të bëhet “edhe më akute”, paralajmëroi ky institut.

Rosina, në artikullin e tij të botuar për La Reppublica tha se Italia ka nevojë për një “ndryshim të paradigmës” në mënyrë që të stimulojë familjen dhe lindshmëritë.

Si model, ai përmendi Gjermaninë, një vend që arriti të luftojë shkallën e ulët të lindjeve.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re