Kjo është kërkesa e 53 deputetëve  të Britanisë të cilët e kanë nisur një peticion me të cilin bëhet thirrje që islamofobia në këtë vend të shpallet një lloj i racizmit, shkruan .

“Është e papranueshme që në Britani të Madhe, muslimanët ende të diskriminohen”, kanë porositur deputetët britanik. Kështu, gazeta britanike “The Independent“ raporton se 53 deputetë britanikë i kanë bërë thirrje Qeverisë në Londër që të rishikojë definimin e islamofobisë.

Sipas tyre, islamofobia aktualisht është definuar si diskriminim kundër muslimanëve, për shkak se dhuna e shkaktuar nga islamofobia nuk është përfshirë në raportet mbi krimet e urrejtjes, dhe as nuk është diskutuar lidhur me këtë problem.

Përpjekjet kundër Islamofobisë në Evropë

Deputetët në një apel drejtuar qeverisë, thonë gjithashtu se masa të gjera janë viktima të islamofobisë, dhe jo vetëm muslimanët që janë objektiv i drejtpërdrejt, ka transmetuar AA.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re