NVIDIA zyrtarisht ka zbuluar kartën grafike më të fuqishme, Titan RTX. Ajo ka në përbërje 72 bërthama Turing RT dhe 4,608 bërthama CUDA, 68 më shumë sesa modeli më i fuqishëm aktualisht në treg RTX 2080 Ti.

Por kjo kartë grafike më shumë sesa konsumatore u dedikohet hulumtuesve të inteligjencës artificiale, përdoruesve workstation dhe lojtarëve me xhepa të thellë.

Ajo kushton 2,500 dollarë dhe ka 24GB GDDR6 VRAM.

Performanca e lojërave duhet të jetë 10 deri në 20% më e lartë sesa RTX 2080 Ti. Ndryshe nga Titan V prej 3,000 dollarësh i cili kishte memorie HBM2, Titan RTX është më pranë modeleve të kartave RTX për lojërat.

Duke qenë se me gjeneratën e re NVIDIA kishte një kartë grafike Titan për konsumatorët që kushton 1,200 dollarë, Titan RTX u dedikohet më së shumti hulumtuesve të inteligjencës artficiale të cilët mund të përfitojnë nga avantazhet e bërthamave Tensor.

Nisur nga fakti se ka ngjashmëri të mëdha me kartën grafike profesionale Quadro RTX 6000, mbetet për tu parë performanca e saj në animacionet 3D, grafikat motion dhe fuqinë video edituese. /

LIKE FAQES NE FACEBOOK PER LAJME TE NGJASHME