Pas një kohe të gjatë bojkotimi në zhvillimet e Parlamentit, sot opozita ka vendosur që ditën e Enjte dhe të Premten kur janë parashikuar dy seancat e plenare të radhës të marrë pjesë në punime.

Kreu i Opozitës Lulzim Basha ka thirrur sot në selinë blu aleatët e tij me të cilët ka vendosur për pjesëmarrjen në punimet e ardhshme të Kuvendit.

Vendimi është marrë pak minuta më parë në mbledhjen që Basha ka patur me aleatët e tij opozitar.
Pas takimit, në një deklaratë për mediat Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi u shpreh se opozita nuk ka dalë ndonjëherë nga Kuvendi.

Ajo u shpreh gjithashtu se, “do të jemi në parlament për studentët. Do të marrim pjesë për bukën dhe kafshatën e fundit të studentëve shqiptarë”.

Kujtojmë se për disa nga deputetet mandati i tyre mund të skadonte me 18 janar, ndërkohë që seanca e të enjtes është e fundit për këtë vit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re