Zëvendësministri dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli në takimin e kësaj të hënë me MSA në Bruksel është shprehur se askush nuk reagonte kur Serbia e BeH shkelnin CEFTA-n.

 

Sipas tij Serbia duhet të ndalohet nga BE në keqpërdorimin e dialogut, dhe obstrukcionet e saj kundër Republikës së Kosovës.

 

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook ai shkruan se ka mbaruar koha për qasje asimetrike dhe standarde të dyfishta ndaj Republikës së Kosovës.

 

“Në fjalimin tim në takimin e MSA në Bruksel, sikurse në shumë sqarime që i kam bërë BE-së në të kaluarën, theksova se askush nuk reagonte kur Serbia e BeH shkelnin CEFTA-n, se Serbia duhet të ndalohet nga BE në keqpërdorimin e dialogut, dhe obstrukcionet e saj kundër Republikës së Kosovës. Ka mbaruar koha për qasje asimetrike dhe standarde të dyfishta ndaj Republikës së Kosovës. Është koha për korrektësi dhe penalizim të Serbisë nga ana e BE, këtë e kërkova me ngulm”.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re