6 dhjetor -Projektet e Bashkimit Europian në Shqipëri do të prezantohen me produktet e tyre në Panairin dimëror të BE-së në Berat.

Gjithashtu në 8 dhjetor në këtë Panair të organizuar nga Bashkimi Europian, do të prezantohen Ambasadat e disa vendeve të Bashkimit Evropian në Shqipëri me informacione për shtetet përkatëse e produkte tradicionale.

Panairi gjithashtu do të ketë aktivitete muzikore, për fëmijë, debate, e shumë të tjera.
Delegacioni i bashkimit Europian në Tiranë thekson se ky panair do të sjellë më pranë atmosferën festive të sezonit të festave.

“Vizitoni stendat dhe mësoni më shumë rreth traditave dhe kulturës që gëzojnë vendet e Europës, blini produkte vendore dhe artizanale ose thjesht na vizitoni dhe shijoni atmosferën e gëzueshme të koncerteve, diskutimeve, aktiviteteve për fëmijë dhe shumë më tepër. Më 8 dhjetor, bashkohuni me ne në pedonalen e bukur të qytetit të lashtë të Beratit dhe le të festojmë të gjithë së bashku”, thekson delegacioni i BE në Tiranë.

/gj.mima/j.p/

LIKE FAQES NE FACEBOOK PER LAJME TE NGJASHME