Kristian Panuçi ka shpallur listën e futbollistëve  për ndeshjet ndaj skuadrave britanike të Skocisë dhe Uellsit. Lista ka risi të rëndësishme, si afrimi i mbrojtësit polivalent të Hajdukut të Splitit, Ismajli. Kështu ish kapiteni i Kosovës U21 ka zgjedhur rrugën e Dermakut duke lënë Kosovën për të luajtur për Shqipërinë.

Pasi nuk u bë pjesë e Kosovës më në fund iu janë bashkuar rrugët Loret Sadikut dhe kombëtares kuqezi. Mesfushori me tipare mbrojtëse i Kasimpasa pritet të jetë risia e radhës nga Panuçi.

Tjetër rikthim është ai i Ivan Balliut që nuk ishte grumbulluar ndeshjet e fundit ndërsa pjesa tjetër e skuadrës është e njëjtë me grumbullimin e muajit tetor.

Kështu sërish pjesë e grumbullimit do të jetë edhe beratasi Myrto Uzuni që po vazhdon të shkëlqejë me Lokomotivën e tij në Kroaci.

Shqipëria do të luaj ndeshjen e fundit të Ligës së Kombeve kundra Skocisë në Shkodër me 17 nëntor ndërsa më 20 nëntor miqësoren ndaj Uellsit në Elbasan./Berati.TV

POSTIMI I FEDERATËS – Trajneri i kombëtares Christian Panuçi ka zbardhur sot listën e futbollistëve që ka grumbulluar për dy ndeshjet e radhës që do të luajë Shqipëria. Ndeshjen e parë kuqezinjtë do ta luajnë përballë Skocisë në datën 17 nëntor ora 20:45 në stadiumin “Loro Borici”, e vlefshme për UEFA Nations League. Ndeshja e dytë e kombëtares do të jetë miqësore, Shqipëri-Uells, e cila do të zhvillohet në date 20 nëntor në “Elbasan Arena” ora 20:00.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re