Piloti legjendar i Formula 1 Michael Schumacher, i cili kishte pësuar një hemorragji cerebrale pas aksidentit në vitin 2013, e që, si rezltat i atij akcidenti qëndroi në gjendje koma për 5 vjet me rradhë, kohëve të fundit ka filluar të ecë. Tragjedia i kishte ndodhur gjatë një skijimi në Alpet Franceze më 29 dhjetor të vitit 2013. Përmirësimin e shëndetit të tij e ka konfirmuar shtypi britanik.

Sipas gazetarit të njohur Jonathan McEvoy nga Daily Mail, Schumacher nuk është më i shtrirë si më parë e madje ai edhe ka filluar të ecë.

Në fakt, Jean Todt, Kryetari i Federatës Ndërkombëtare të Automobilave (FIA), ish-drejtori i garës i Ferrarit, gjithashtu ka dhënë një deklaratë ku ka thënë: “Po, është e vërtetë. Ne kemi përcjellë së bashku me Shumin garat e fundit të GP-së në Brazil.

Schumacher ka paguar për shërim çdo javë ka 50 mijë sterlina, dhe, falë mundësive materiale të tij dhe të kujdesit shembullorë të mjekëve, ai, dalëngadalë po i kthehet jetës normale.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re