Deputeti i PD, Xhemal Gjunkshi ka ironizuar ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj në lidhje me punën e bërë deri më tani në krye të institucionit të Ministrisë.
 
Në një postim në “Facebook”, Gjunkshi duke u ndalur tek droga e kapur në Itali këtë të shtunë, e cilësoi punën e Lleshajt si një fillim të mbarë.
 
Sipas deputetit të PD, Adriatiku vijon të jetë një autostradë e trafikimit të lëndëve narkotike.
 
““BRAVO” Ministri Rendit! “Nje fillim i mbare”. Karabineria e Barit raportoi sot, se nje sasi 1.5 Ton marijuane (lende narkotike) eshte sekuestruar ne brigjet e Brindizit. Sasia e lendes narkotike te sekuestruar, eshte e jashtezakonshme. Vlera e saj ne treg llogaritet ne 14 miljone Euro. Sipas raportit zyrtar te Policise se Barit, lenda narkotike vinte nga Shqiperia. Ndersa pala italiane ben perpjekje te vazhdueshme duke monitoruar brigjet e Brindizit dhe te Barit, ne nje beteje te hapur me trafikantet, adriatiku eshte kthyer ne autostraden e trafikimit te lendeve narkotike.”
 
Deputeti demokrat, Xhemal Gjunkshi krahas ironisë, nuk i kurseu as akuzat ndaj policisë. Sipas tij, policia shqiptare vijon t’u japë mbështetje trafikantëve dhe grupeve kriminale për të lëvizur lirshëm në det.
 
 
“Faktet tregojne, se policia shqiptare u ka dhene dhe vazhdon tu jape mbeshtetje trafikanteve, grupeve kriminale te levizin lirshem duke kontrolluar dhe zoteruar jo vetem detin, por trafikantet, grupet kriminale jane kthyer ne zoter te koridoreve toksore dhe ajrore. Lidhjet e pushtetit me krimin jane shume solide. Policia eshte e paafte qe minimumi te largoje nga rradhet e policise te gjithe ata drejtues qe jane te vertetuar se kane lidhje me krimin dhe bandat kriminale.  Kjo ka vetem nje pergjigje: Kjo qeveri ka ardhur ne pushtet e mbeshtetur nga krimi, nga grupet kriminale, droga, korrupsioni dhe tani eshte e detyruar qe tu sherbeje, duke cenuar rende Sigurine Kombetare, duke shkelur ligjin dhe te gjitha procedurat ligjore. Perpjekjet e qeverise se narko trafikut per te luftuar krimin, korrupsionin, per te patur rend dhe siguri ne kete vend jane zero. Qeveria po punon qe te cimentoje lidhjet e saj me krimin nepermjet proçeduarave “Alla Droga”, te tenderave mega korruptive, aspak transparente dhe ligjore. Sigurisht qe kjo sasi eurosh dhe te gjitha shkeljet e precedurave antiligjore, do te jene te destinuara per te blere zgjedhjet dhe vetem zgjedhjet.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re