Nuk ka qetësi në Berat dhe menjëherë pas humbjes në Lushnje ka ndodhur një incident edhe në seancën e sotme stërvitore. Sapo u mbyll ndeshja e skuadrës U19 ishte radha e ekipit të parë për të dalë në fushë dhe për të zhvilluar stërvitjen.

Por në fushë ka dalë edhe futbollisti Lisjan Hadaj, i cili ishte pezulluar për shkak të një përplasje verdale që krijoj me trajnerin gjirokastrit gjatë ndeshjes ndaj Lushnjes. Futbollisti Hadaj kërkoj të vazhdonte një stërvitje më vete por në të njëjtin orar me skuadrën e parë duke sjellë kështu një tjetër përplasje me Devollin.

Por duket se këtë herë përplasja ka shkuar në një konfrontim fizik, i cili është shmangur pas ndërhyrjes së futbollistëve të tjerë dhe stafit teknik.

Menjëherë për këtë ka reaguar FK Tomori, i cili ka pezulluar pa afat Hadajn por njëkohësisht ka dashur ti jap besim trajnerit Devolli./Berati.TV

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re