Policia e Shtetit ka vijuar me kontrollet në dyqane dhe pika shumicash për ndalimin e kapsollave dhe fishekzjarreve.
 
Sipas policisë u kontrolluan 34 subjekte të ndryshme në qytetin e Durrësit, Shijakut dhe Krujës.
 
Nga kontrollet e ushtruara policia ka bërë me dije se nuk u konstatuan kapsolla apo fishekzjarrë të dëmshëm për qytetarët.
 
Gjithashtu kontrolle u ushtruan edhe në lidhje me elementët e sigurisë me të cilat duhen të jenë të pajisura subjektet tregtare siç janë kamerat e vëzhgimit apo pajisja me fikëse zjarri.

LIKE FAQES NE FACEBOOK PER LAJME TE NGJASHME