Autori i vrasjes së tre personave në fshatin Shlli të Matit, Kujtim Koxha, ka refuzuar të japë shpjegime për ngjarjen e rëndë. Ai nuk e ka pranuar avokatin e caktuar duke thënë se mbrojtësin do ta zgjidhte vetë.

Ndërsa Koxha pritet të dalë para gjykatës për masën e sigurisë, policia ka zbardhur plotësisht krimin tronditës.

 

Zanafille e tij ishte debati mes Koxhës dhe një prej punëtorëve, për rrugën që po shtronin e çakull. Konflikti mes tyre u përshkallëzua, ndërsa disa të tjerë ndërhynë për t’i ndarë. Kujtim Koxha u largua për tu kthyer dy orë më vonë me një kallashnikov në dorë. Ai qëlloi me breshëri drejt tavolinës ku Mentor Hoxha, Erzen Aliaj dhe Hamit Buci po hanin drekën.

 

Në lokal ndodheshin 13 njerëz e tragjedia mund të ishte edhe më e rëndë. Por fatmirësisht pronari i dyqanit ndërhyri duke i larguar armën agresorit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re