Qeveria ka bërë një tërheqje duke bërë me dije anullimin e tarifave për provimet e mbartura të studentëve, shkaku kryesor i protestave të tyre masive në dy ditë.

“Qeveria do të shfuqizojë që ditën e sotme pikën 4 të vendimit nr. 288 për tarifën për provimet e mbartura për studentët. Përsa i përket kërkesës për pjesëmarrje në bordin e administrimit më duket një kërkesë e paparë, nuk ndodh në asnjë vend të botës.

Nëse ka një precedent le të më tregojnë. Që nesër iu kërkoj që të realizoni transparencën e bordeve të administrimit. Ky debat është i shëndetshëm për të parë se çfarë bëhet me buxhetin që iu jepet universiteteve. Ne do të vijojnë proceset e inspektimit dhe monitorimit për të parë se sa buxheti shkon. Kushtet në konvlikte, kemi 18 mln euro për infrastrukturën e akomodimit.

Përsa i përket kërkesës për përgjysmimin e tarifave; është e qartë që qeveria nuk bën ulje dhe ngritje tarifash, janë universitetet. Jeni të lutur që të shteroni një debat me studentët dhe pedagogët. Sot buxheti mbulon 70% të kostos reale të studimit. Është debat që do ti shkojmë deri në fund”, deklaroi ministrja Lindita Nikolla.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re