Punonjësit e nxjerrjes dhe përpunimit të gurit dekorative kanë protestuar sot duke bllokuar edhe rrugën Skrapar-Berat.

Drejtuesit e firmës në bashkëpunim edhe me punonjësit e nxjerrjes dhe përpunimit të gurit dekorativ në Skrapar nuk po lejojnë asnjë mjet drejt kësaj zone.

Bllokimi i mjeteve është bërë në dalje të qytetit të Beratot, në lagjen e quajtur “Uznovë e Madhe”. Protestuesit e konsiderojnë të padrejtë vendimin e Ministrisë së Mjedisit për pezullimin e punës në Malin e Tomorrit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re