Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, menjëherë pas mbledhjes së qeverisë ka folur për masat shtesë ndaj Serbisë. Në këtë mbledhje ishte parashikuar që qeveria e Kosovës të vendoste masa të tjera shtesë ndaj Serbisë, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

 

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, për masat ka thënë se, Qeveria ka identifikuar të gjitha veprimet potenciale që do t’i ndërmarrë dhe të njëjtat i ka të gatshme.

 

“Do të shkojmë në këto masa nëse Serbia vepron njëjtë si në të kaluarën. Ne i kemi të identifikuara këto masa për vendim”.

 

Ndryshe si masa shtesë nëpër media janë përmendur vendosja e reciprocitetit të plotë me Serbisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re