Qeveria “Rama2” i ka zhvendosur mbledhjet këtë fundjavë në Berat. Kryeministri Rama dhe kabineti i tij qeveritar do të jenë në Berat pas mbledhjeve që kanë bërë në Llogara, Velipojë dhe Dibër.

Qeveria do të inspektojë disa investime në infrastrukturë në këtë qark, dhe pas vendimeve të qeverisë do të ketë një komunikim me median. Kryeministri do të ketë një aktivitet të veçantë për vendimin e anulimit të koncesioneve mbi kanionet e Osumit.

Ditën e shtunë, do të ketë një mëngjes pune me të gjithë drejtuesit e institucioneve të rajonale dhe vendore, ndërsa në fund do të zhvillohet një takim me qytetarët për të nxitur përfshirjen e tyre në portalin e bashkëqeverisjes me njerëzit.

Sipas axhednës kryeministri do të ketë një aktivitet të veçantë në kuadër të bashkëqeverisjes me njerëzit për guroret e mbyllura dhe pyllëzimin e zonës.

Po ashtu një vizitë në Qendrën Mesjetare Teqeja e Helvetive, ku do të lancohet projekti i rikonstruksionit te saj me fondet TIKA bashke me Xhaminë e Beqarëve dhe të Xhamisë Mbret.

E Premte 23 Shkurt 2018

13:30 Nisja për në Berat

15:00 Ndalesë te Rruga Ura -Vajgurore-Kuçovë-Dragot

· Inspektim i punimeve në përfundim Rruga Ura -Vajgurore-Kuçovë-Dragot. (13 km me vlerë rreth 8 milion $; FSHZH; lidh Beratin me Belshin dhe Elbasanin)

Vijim për te Mbrojta lumore-Diga: Mbjellje pemësh

15:50 vijim i rrugës për në Berat

16:00 Mbledhja e Këshillit të Ministrave

17:00 Deklaratë për Media e KM mbi vendimet e marra

17:30 Event: Planet e zhvillimit të Qarkut të Beratit

Pjesëmarrësit në Panel dhe radha e prezantimeve:

· Klosi

· Kumbaro

· Gjiknuri

· Drejtori i projektit zviceran për menaxhimin e mbetjeve

· Beci

· Fjala përmbyllese KM

18:30 Vizitë në Qendrën Mesjetare Teqeja e Helvetive si dhe lancimi i projektit te rikonstruksionit të saj me fondet TIKA bashkë me Xhaminë e Beqarëve dhe të Xhamisë Mbret

19.00 Darka me 10 të ftuarit e spikatur të sektorit: Drilon-Uznovë. KM në tavolinë me Kryetarët e bashkive të qarkut; Prefektin, Zëvendëskryeministren, Prefektin, Kryetarin e Këshillit të qarkut, Deputetët e qarkut)

E shtunë 24 shkurt 2018

Ora 8.30-9.30 Mbjellje pemësh nga gjithë kabineti në vende të ndryshme

9:30 Takim me drejtuesit e administratës vendore e qendrore për:

· shërbimet publike,

· reforma ujit,

· skemat mbështetëse në Bujqësi

· prioritetet rajonale

10:30 Nisja e kabinetit të qeverisë për inspektime sipas axhendave të paracaktuara

Kryeministri:

10:30 Nisja për Urë Vajgurore

10:40 Inspektim i Thertores së re me standarde bashkëkohore në Orizaj

11:00 Vijim për në Urën Vajgurore

11:30 Nisma ime në kuadër të Bashkëqeverisjes me njerëzit: Guroret e mbyllura dhe pyllezimi i zonës

12:30 Nisja për Drenovicë

12:50 Vizitë në serat e Drenovicës dhe bashkëbisedim me fermerët dhe studentët e trajnuar për të asisituar fermerët për ndërtimin e projekteve fituese

13:10 Nisja për në Kozarë

13:30 Drekë me familjen fermere të Hekuran Cepes

14:30 Nisja për Kuçovë

15:00 Rilindja urbane e Kuçovës (Lagjja 11 Janari)

15:30 Kthim në Tiranë

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re