Ishte nga vezirët (ministrat) më të shquar të Perandorisë osmane që arriti pozitën e kryeministrit. Është me origjinë shqiptare. Lindi në njërën nga fshtrat e kazasë s Timuricës të Sanxhakut të Beratit. Pasi erdhi në Stamboll dhe pasi hyri në oborrin mbretëror, iu bashkua grupit të posaçëm të gjellëbërësve. Pastaj qe larguar nga kjo organizatë. Duke iu bashkuar Husrev Pashës, dalëngadalë u bë haznedar i tij (arkëtar).

Mehmet Pasha

Në kohën e sadriazëmit të Kara Mustafa Pashës, arriti në gradën e mirahorit, e pastaj u emërua vali në elajetin e Sirisë, Kudsit dhe Tripolit. Në vitin 1650 u bë anëtar i kubbe-i vezirit (këshill i veçantë në pallatin e sulltanit të Perandorisë Osmane) pastaj u emërua sanxhak-be i Sanxhakut të Qystendlit. Më vonë qe tërhequr në kasabanë e Qyprisë, të cilën e kishte zgjedhur për vendbanim të tij.

Ibshir Pasha, i cili kaluar në postin e kryeministrit, kur u kthye në Halepi për në Stamboll bëri një lutje – peticion (arzuhal) dhe ia dorëzoi atij, sipas të cilit ky për herë të dytë u emërua vezir në ejaletin e Tripolit, mirëpo, para se të arrijë në vendin e punës, ndryshimi disponimi i Ibshir Pashës; e përzuri dhe e ktheu në Qypri.

Perandoria osmane arriti kulmin e saj ekspancional me qeverisjen e dinastisë shqiptare të Qyprillinjëve

Megjithatë sipas një lutje e me shkrim (arzuhal), që rrodhi nga ai vend e që iu dorëzua Mehmed Pashës të dëgjueshëm më 1655, kaloi në pozita të larta shtetërore dhe përsëri u caktua në elajetin e Tripolit. Gjersa po përgatiste dhe po rregullonte radhët e ushtarake, me rekomandimin e disa qëllim-mirëve dhe të njerëzve me autoritet të shtetit, iu besua detyra e lartë sadriazëm.

Me fillimin dhe nisjen e reformave themelore, vend të rëndësishëm i dha çështjes ekonomike, rregullimit ushtarak dhe drejtësisë. Kështu, shtetit (Osman) ia pat kthyer fuqinë dhe forcën që e gëzonte më parë. Në vitin 1656 i mori përsëri nga duart e armiqve Limnin dhe Bozxha Ada-në, dhe pas një viti e drejtoi ushtrinë për ta nënshtruar popullin e Erdelit, i cili ishte bërë i padëgjueshëm.

Më 1661 u sëmur dhe pasi lëngoi dy-tre muaj, duke i kaluar të tetëdhjetat, vdiq. Është varrosur në oborrin e biblotekës së tij afër Çemberlitashit. Si sadrazëm, në kohën e sulltanit Mehmed Hanit, shërbeu pesë vjet e tre muaj e dhjetë ditë. Rezultatet që i arriti në përforcimin dhe në ngritjen e çështjeve shtetërore në një shkallë më të lartë janë argumente të qarta që tregojnë për fuqinë dhe mundësinë e tij të jashtëzakonshme.

Disa historianë e kritikojnë për rigorozitetin e tij që e tregoi gjatë dënimeve, ndonëse edhe ky, duke i pasur parasysh të gjitha rrethanat politike të asaj kohe mund të falet. Sido që të jetë, për shkak të rezultateve dhe të shërbimeve që i bëri në shtet, nuk lejohet të merret nëpër gojë. Postin e sadrazëmit do ta merrte biri i tij dhe më vonë nipër të tij.

Sipas Enciklopedisë së Sami Frashërit

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re