Kryeministri Rama ka treguar se si është ndjerë i surprizuar pak vite më parë nga shqipja pa gabime e shkruar nga duart kinezësh. Prezent në Konferencën e Albanologjisë ku i ndau një çmim albanologes kineze Ke Jing, shefi i qeverisë rrëfeu impresionin e tij sqimtar ndaj shqipes.

“Shumë vite më parë më erdhi një ftesë nga instituti Konfuci. Nuk para u përgjigjem ftesave të ambasadave, por ftesa ishte hartuar në shqip pa asnjë gabim ortografik. Është shumë e rrallë. Kjo më bëri që t’i përulem me shumë respekt. Nëse do kishim më shumë kinezë që do të mësonin gjuhën shqipe, për shqiptarët do ishte shumë mirë. Ata nuk bëjnë asnjë gabim. Kurse ne e flasim gjithmonë e më shumë me shkurtime. Unë nuk po i hyj kinezçes sepse mund të dukem më qesharak se shumica e deputetëve tanë kur flasin. Po të krahasonim cilësinë e katedrës së shqipes në Azi me atë në Tiranë, kam përshtypjen që do të kishim ne më shumë për të mësuar nga ata”, tha Rama. 

 Edhe albanologia Ke Jing, shprehu impresionin e saj kur tha: “Nga vizita e kryeministrit Rama më kanë lënë përshtypje këto fjalë: ‘Kam ardhur këtu vetëm për një arsye këtu se nuk ka asnjë gabim. Kush do të që mësojë shqipen drejt, të shkojë dhe ta mësojë në Kinë. Jam ndjerë shumë krenare. Ndjehem krenare dhe me fat që merrem me gjuhë shqipe”, tha studiuesja nga Kina e largët.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re