UNESCO shpalli të enjten Reaggae-n, zhanrin e famshëm muzikor me përfaqsues ekselent të ndjerin Bob Marley, si pjesë të koleksionit të “trashëgimisë kulturore botërore” për mbrojtje dhe promovim.

“Kontributi i Reggae, ka vlejtur dhe si një diskurs ndërkombëtar për çështjet e padrejtësisë, rezistencës, dashurisë dhe humanizmit, theksuar nga elementet dinamike të muzikës që është festive, socio-politike, sensuale dhe shpirtërore”, u tha në dhënien e vlerësimit.

Më pas, stili muzikor me origjinë nga Xhamajka iu bashkua listës së traditave kulturore të përzgjedhura nga UNESCO, aty ku bën pjesë dhe isopolifonia shqiptare.

Reggae u shfaq në fund të viteve 1960 si zhanër muzikor xhamajkan, i cili pati një ndikim të fuqishëm porsi jazz-i dhe bluz-i.

Stili muzikor shpejt u bë popullor në Shtetet e Bashkuara dhe në Mbretërinë e Bashkuar, ku shumë emigrantë të Xhamajkës shkuan pas Luftës së Dytë Botërore.

“Reggae është diçka unike xhamajkane”, tha Olivia Grange, ministre e Kulturës e këtij vendi të Karaibeve, përpara votimit.

“Është muzika që kemi krijuar dhe e cila ka depërtuar në të gjithë botën”, tha ajo.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re