Në Kategorinë  e Dytë, dy skuadrat e qarkut të Beratit vazhdojnë të bëjnë paraqitje shumë të ndrsyhme nga njëra – tjetra. Ndërkohë që Skrapari po vazhdon të bëjë paraqitje pozitive duke qënë një ndër skuadrat pretendente të grupit, Naftëtari vazhdon të humbas duke u endur në fund.

Skrapari ia del të fitoj në shtëpi përballë Përmetit e dy gola të shënuar nga mesfushori Jaho. Për miqtë të vetmin gol e shënon Todhe por një gol që vlen vetëm për statistika pasi kjo fitore e mban në vendin e katërt.

Ndërsa Naftëari vazhdon serinë  e humbjeve duke humbur në shtëpi përballë kryesuesve të grupi, Maliqit. Në pjesën e parë është Trenafili që kalon përpara miqtë duke e mbyllur këtë fraksion në avantazh. Ndërsa në të dytën janë Treni dhe Ametli që sigurojnë fitoren që i mban në krye ndërsa Naftëtari vazhdon të mbetet në vendin e fundit me vetëm një pikë.

Kategoria e Dytë

Skrapari 2-1 Përmeti

Shënues: Jaho 44’, 47’/ Todhe 70’

Naftëtari 0-3 Maliqi

Shënues: Trenafili 36’, Treni 83’, Ametli 91’

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re