Gjatë ditës së sotme Shërbimi Social në Berat i ka ardhur në ndihmë 82 vjeçarit Sherif Shanit i cili ndodhej në gjendje të vështirë shëndetësore dhe jetonte i vetëm.

Duke u ngrohur Z.Shani kishte pësuar djegie të lehtë tek këmbët, por Forcat e Policisë kanë mbërritur në kohë për të shmangur tragjedinë.

Pas kësaj i moshuari është dërguar në urgjencën e spitalit Rajonal të Beratit ku ka marrë edhe ndihmën e parë.

Drejtoria Rajonale SHSSH Berat pasi i është referuar rasti ka bërë përpjekje maksimale për ti ardhur në ndihmë 82 vjeçarit duke e strehuar atë në Shtëpinë e të Moshuarve Poliçan.

Drejtoresha e Shërbimit Social në Berat, Znj.Mirela Buhuri thotë se pas marrjes së informacionit nga Policia, vetë ajo, sëbashku me punjonjës të Shërbimit Social kanë bërë përpjekje maksimale që Z.Sherif Shani të sitemohej në shtëpinë e të moshuarëve, pasi fakti që ishte në moshë të madhe dhe jetonte i vetëm mund të sillte pasoja të tjera të ngjashme.

Ky lajm bëhet publik në “Facebook” edhe nga Drejtoresha e Përgjithshme e këtij institucioni Luneda Sufali.

“Nuk ka ditë pushimi  kur bëhet fjalë që SHSSH të jetë pranë njerëzve në nevojë”-shprehet Sufali, ku ndër të tjera sqaron faktin se tanimë Sherifi do të jetojë në Shtëpinë e të Moshuarve Poliçan me bashkëmoshatarët e tij, në përkujdesjen shoqërore dhe mjekësore të stafit të qendrës.

Statusi i plotë:

Nuk ka ditë pushimi kur bëhet fjalë që SHSSH të jetë pranë njerëzve në nevojë 🤗

Drejtoria Rajonale SHSSH Berat pas referimit nga Drejtoria e Policisë Vendore të rastit të Sherif Shani 82 vjeç, ka mundësuar sistemimin e këtij të fundit në Shtëpinë e të Moshuarve Poliçan.

Z. Shani jetonte i vetmuar, dhe duke u ngrohur kishte pësuar djegie të lehtë tek këmbët, por Forcat e Policisë kanë mbërritur në kohë për të shmangur tragjedinë, duke e dërguar tek Urgjenca e Spitalit Rajonal Berat dhe duke i ofruar ndihmën e parë mjekësore.

Duke filluar që nga sot, Sherifi do të jetojë në Shtëpinë e të Moshuarve Poliçan me bashkëmoshatarët e tij, në përkujdesjen shoqërore dhe mjekësore të stafit të qendrës.

Faleminderit stafit te SHSSH Berat, Spitalit Rajonal Berat, Drejtorisë Policisë Berat dhe Shtëpisë së Moshuarve për bashkëpunimin efikas. 👏 🤝
#SHSSH një familje e madhe 👪, ekip i përkushtuar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re