Shiu ka bërë efektin e vet në tkurrjen e protestës studentore, e cila tashmë është përqëndruar para kryemnistrisë, madje dhe me një grusht sosh që e gdhijnë natën para godinës qeveritare.

Java po mbyllet pati një intensitet të saj duke kulmuar të enjten para parlamentit, por asnjë zgjidhje nuk është dikur në horizont. Studentët vijojnë të këmbëngulin në plotësimin e 8 kërkesave të paraqitura, pa pranuar asnjë dialogim me kryeministrin Rama, siç ky i fundit e ka kërkuar.

Shefi i qeverisë ka dhënë një “Po” në parim për të gjithë kërkesat, por për disa prej tyre, ka argumentuar se është i nevojshëm një dialogim për të përcaktuar “si”-në e realizimit dhe afatet. Por nga masa protestuese, e cila ende vijon të jetë “pa kokë”, nuk është ofruar dakortësi ndaj ofertës kryeministrore.       

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re