Një makinë është shkrumbuar nga flakët mëngjesin e kësaj të premte në Shkodër.
 
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 4:15 të mëngjesit, në rrugicën Vajgurore teksa mjeti tip “Benz” ishte i parkuar aty pranë.
 
Si pasojë e flakëve janë dëmtuar edhe dy automjete të tjera.
 
Nga të dhënat e para dyshohet është zjarr i qëllimshëm, ndërsa policia po heton rreth shkaqeve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re