Një bombë ka shpërthyer mëngjesin e të hënës në televizionin grek “Skai”.

 

Sipas policisë greke si pasojë e shëprthimit ka pasur vetëm dëme në materiale.

 

Bomba shpërthehu rreth orës 2:30 të mëngjesit të së hënës duke shkaktuar dëme në të gjitha katet e ndërtesës.

 

Një person i panjohur telefonoi në orën 1:45 në zyrtat e medias investigative zougla.gr dhe TV Antena duke paralajmëruar se do të vendoste bombë tek televizioni Skai.

 

Telefonuesi ka thënë se bomba do të shpërthejë brenda 45 minutave dhe ripërsëriti disa here për mediat që njoftimi nuk është I rremë.

 

Telefonata është kryer disa here më numër jo të fshehte.

 

Si pasojë e telefonatës, të gjithë punonjësit e turnit të natës të televizionit Skai dolën nga godina.

 

Bomba ishte futur në një çantë ndërsa bëhet e ditur se peshonte rreth pesë kile.

 

Deri më tani ende nuk dihet organizata terroriste që ka kryer sulmin, ndërsa po punohet par zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorëve nga policia.

 

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re