Interviste nga Alkest Shehu me biznesmenin nga Ura Vajgurore Ermir Heqimi
Shqiptarët si shumë popuj të ndryshëm të botës kanë qenë të detyruar të emigrojnë nder shekuj,jo sepse nuk kanë dashur të punojnë dhe të zhvillojnë vendin e tyre por per shkaqe të ndryshme social-ekonomike që i kanë të detyruar të lënë atdheun e tyre. Përgjithsisht familjet shqiptare kanë ditur të integrohen me mentalitetin e vendit ku jetojnë.Shumë bashkëkombas tanë janë përshtatur me shkollat dhe ambientet perëndimore ku punojnë në profesionet e tyre si mësues,mjek, biznesmen etj. Vetëm në Itali numërohen rreth 32 000 shqiptar që kanë bizneset e tyre në fusha të ndryshme,ku ndërtimi zë një vend të rëndesishëm.

Italia është kthyer prej vitesh në vendin ku shqiptarët janë integruar më së miri me mentalitetin e vendasve.
Për të njohur më mirë jetesën dhe veprimtarinë e komunitetit shqiptar në Itali do intervistojmë Z. Heqimi biznesmen ne Itali prej shume vitesh.

1-Z. Heqimi ,prej sa vitesh jetoni ne Itali?Pse keni zgjedhur Italinë për të emigruar?
Unë jetoj në Itali që nga viti 1991. Nuk zgjodha unë Italinë por ishte një koicidencë ose mund të themi që fati deshi që une të vija këtu
2-Si i kujtoni vitet e para të emigrimit?Cilat kanë qënë vështirsitë e fillimit?
Vitetet e para kanë qenë shumë te vështira. Historia ime është pothuajse e njëjtë si të gjithë emigrantëve që zgjodhen të largoheshin nga vendlindja për një jetë më të mirë. Veshtirësitë e para kanë qënë nga më të ndryshmet duke filluar nga gjuha e folur e pastaj me rradhë ( ana ekonomike , integrimi ne shoqërinë italiane , shtëpia e banimit , largësia nga familja etj.)
3-Tashmë drejtoni një kompani te suksesshme ndertimi,si filloi biznesi juaj?
Biznesin e kam filluar në prill të vitit 1997 pas disa vitesh qe punoja si puntore ne nje ndermarrje italiane. Në qershor të vitit 1999 bashkë me dy vellezerit e mi , Armando dhe Aleksander, krijova ndërmarrjen , të cilën e quajta Alba Tetti ( alba çati ). Fillimi ishte i vështire sepse duhet të arrinim që të fitonim besimin e klientit. Me sakrifica dhe me seriozitet arritëm qëllimin dhe sot ndërmarrja është e përberë nga 30 persona.
4-Sot mbas më shumë se 25 vjet janë te shumtë shqiptarët e vendosur në Itali,si gjenden shqiptarët aty?Ku janë të punësuar në përgjithësi?A janë ambientuar me realitetin italian?Keni ndonjë statistikë për numrin e shqiptarëve biznesmen në zonën ku jetoni?A është e vështirë për një Shqiptar të bëj biznes në Itali?
Po është e vërtetë, kanë kaluar më shumë se cerek shekulli që shqiptarët moren rrugët e emigrimit. Këtë e tregon dhe vetë fakti që në Itali jetojnë rreth 700.000 shqiptar dhe të integruar shumë mirë në jetën e përditshme. Edhe në Vercelli , qyteti ku jetojmë dhe kemi aktivitetin , numri i shqiptarëve është i larte. Shumica e tyre punojnë punojnë në sektorin e ndërtimit dhe një pjesë kanë hapur biznese ashtu si une. Vështirësia për të hapur biznese për shqiptarët nuk është me një tabu, kohët kanë ndryshuar dhe vetë italianët kanë kuptuar që disa zanate punë nuk i bejnë dot dhe kjo forcon pozitën e emigrantëve që të perballen edhe në biznese private që sot rizultojnë të suksesshme
5-Italia në vitet e fundit është duke u përballur me një krizë të madhe ekonomike,sa ka ndikuar kriza në punën tuaj?A është i vështirë përballimi i taksave?
Në vitet 2008/2009 filluan të dukeshin në horizont shenjat e para të krizës. Ashtu si të gjithë sektorët sektori i ndërtimit ishte ai që u penalizua më shumë. Si të gjitha ndërmarrjet e tjera edhe ndërmarrja ime u perballë me këtë krizë dhe vlera monetare që humba ishte e konsiderueshme por kjo më beri që mos të dorëzohesha por të ecja para dhe falë zotit ja dola mbanë. Persa i perket taksave Italia është një ndër shtetet me tatime më të larta por si gjithë të tjerët mundohemi të jemi korrekt me shtetin
6-Kohët e fundit është kthyer ne modë hyrja e refugjatëve në jetën politike të vendit ku banojnë,sa janë të përfshirë shqiptarët në jetën politike në Itali? Keni menduar ndonjëherë të jeni pjesë e politikës Italiane?
Përsa i perket jetës politike nuk mund të fsheh që më intrigon si këtu në Itali po ashtu edhe në Shqipëri. Deri tani nuk më është dhënë mundësia që të jem pjesë aktive e politikës edhe pse kam njohje në këtë ambient. Për sa kam dijeni une , ka disa shqiptar që janë kandiduar si konsilier ne zgjedhje lokale. Une personalisht jam përkushtuar për disa kohë me ngritjen e stukturave të PSSH në Itali nën mbikqyrjen të Saimir Tahiri ( në fillim ) dhe Erion Veliaj. Kam marrë pjesë edhe në disa asemble të PSSH-së në Tiranë por konkluzioni im personal është që politikës shqiptare nuk i interesojnë emigrantet ose të themi që nuk kanë intreres që të bëhemi pjesë aktive. Nuk mund të fsheh dëshirën që një ditë do më pëlqente ta sfidoja veten nëse do isha i afte për të kontribuar në politikën lokale, pse jo edhe në atë nacionale. Kam menduar të vendosja kandidaturën per kryetar bashkie në Ura Vajgurore , në dy legjislaturat e fundit, por për motive pune nuk kam mundur dot që të dedikohesha plotësisht. Mbase nje dite …. nuk i dihet. Si thone italianët “mai dire mai”
7-Një nga problemet e emigrantëve është humbja e gjuhës shqipe nga fëmijët.Si është situata e gjuhës shqipe në Itali?Egzistojnë shkolla apo kurse që zhvillojnë gjuhën shqipe?
Të them të drejtën , ky fenomen ndihet pak, fëmijët tanë gjuhën shqipe e flasin por nuk e praktikojnë në shkrim dhe kjo na bën, neve prindërit, të ndihemi fajtor. Duhet të punojmë më shumë për të bëre të mundur që fëmijet tanë të mos e humbin identitetin e gjuhes shqipe. Ka disa shkolla ku mësohet gjuha shqipe. Kjo varet nga zona , në kuptimin që atje ku numri i shqiptarve është i lartë atëhere organizohen edhe leksione te gjuhës shqipe.
8-A keni mbështetjen e ambasadës tonë në Itali për zgjidhjen e problemeve tuaja,si edhe për promovimin e gjuhës dhe kulturëa sone?Cilat janë aktivitetet që janë zhvilluar kohët e fundit?
Mund të them që absolutisht jo. është luftë e humbur
9-Keni menduar ndonjëherë të ktheheni të investoni në Shqipëri?Ku është ndryshimi i bërjes biznes në Itali dhe në Shqipëri?
Ideja për tu kthyer në Shqipëri nuk rresht kurrë sepse ka qënë synimi im që ditën e pare qe u largova. Në Shqipëri kemi investuar në dy biznese në qënder të Urës Vajgurore kemi një ndërtesë me disa ambiente qe i kemi lëshuar me qëra. Njërin nga këto ambiente e perdor Raiffaisen Bank. Kurse biznesi tjeter është në fushën e ndrtimit të çative prej druri dhe ndërmarrja quhet Alba Holz.
Kohët e fundit keni investuar per ekipet e futbollit të moshave të Urës Vajgurore,do të pelqente në të ardhmen të formonit një skuader që do përfaqesonte qytetin e Ures Vajgurore në kampionatin shqiptar?
Persa i përket sponsorizimit në fushën e futbollit nuk bën pjesë në programet e mia, por sa herë që të më jepet mundësia do jem aktiv në mbeshtetje të një skuadre futbolli që do përfaqesonte qytetin ku unë jam rritur.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re