17 dhjetor- Gjatë javës që lamë pas strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat kanë proceduar penalisht 15 shtetas.

Sipas njoftimit për shtyp të Policisë, 3 shtetas të arrestuar për veprën penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të pa rregullt”,  1 për veprën penale “Dëmtim i pronës me zjarr” dhe 11 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Në kuadër të policimit në komunitet janë zhvilluar takime sensibilizuese në shkolla me qëllim ndërgjegjësimin e nxënësve ndaj pasojave të dëmshme që sjell përdorimi i drogës apo substancave të tjera të rrezikshme.

Shërbimet e Policisë Rrugore dhe të Rendit kanë kanë shtuar kontrollet dhe gatishmërinë, si rezultat i këtyre kontrolleve janë vendosur 371 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.📵

Në bazë të planit të masave për kontrollin e dyqaneve e tregjeve që mund të tregtojnë apo shesin lëndë plasëse apo proteknike gjatë javës që lamë pas janë kontrolluar 42 subjekte, kontrollet do vazhdojnë dhe në ditën në vijim./k.s/ /a.g/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re