3 dhjetor- Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat gjatë javës së kaluar kanë proceduar penalisht 18 shtetas.

Sipas njoftimit për shtyp të policisë 5 shtetas të arrestuar për vepra të ndryshme penale, 13 shtetas të proceduar në gjendje të lirë, ndërsa janë plotësuar 3 kërkesë padi për urdhërmbrojtje të menjëherëshme.

Në kuadër të policimit në komunitet janë zhvilluar takime sensibilizuese në shkolla me qëllim ndërgjegjësimin e nxënësve ndaj pasojave të dëmshme që sjell përdorimi i drogës apo substancave të tjera të rrezikshme.

Shërbimet e Policisë Rrugore dhe të Rendit kanë kanë shtuar kontrollet dhe gatishmërinë, si rezultat i këtyre kontrolleve janë vendosur 406 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Në bazë të planit të masave për kontrollin e dyqaneve e tregjeve që mund të tregtojnë apo shesin lëndë plasëse apo piroteknike janë kontrolluar 122 biznese.

Policia bën të ditur se kontrollet do të vijojnë edhe ne ditët në vazhdim në dyqane e tregje./k.s/j.p/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re