Siria është ndër ato vende që vitet e fundit ka tërhequr vëmendjen e botës prej një lufte nga më të tmerrshmet. Por ajo është dhe një ndër vendet ku është lëvizur motori i historisë dhe zhvillimit botëror.

Së fundi, Prof. Dr. Muhammed el-Merei, një intelektual sirian, ekspert në fushën e ekonomisë dhe marrëdhënieve me publikun e profesor universitar, ka ofruar dy tablo të këtij vendi. Ai ka krahasuar epokat para dhe pas marrjes së drejtimit nga Dinastia Asad, e cila sigurisht ka qenë edhe një investim perëndimor.

 

Indeksi i zhvillimit të Sirisë në vitin 1970:

-Sipas zhvillimit ekonomik, Siria ishte vendi i 35-të në botë.

-Një dollar ishte me vlerë katër lira siriane (paund).

-Siria ishte një anëtare aktive dhe e respektuar e OKB-së

-Universiteti i Damaskut ishte i dyti në botën arabe për cilësi.

-Sipas nivelit të zhvillimit social dhe kulturor, Siria ishte numri një në botën arabe.

-Kur kërkonin burime njerëzore, stafet nga Siria  vlerësoheshin në mbarë botën, veçanërisht në vendet arabe.

-Pasaporta siriane ishte një nga më të respektuarat arabe në botë.

-Presidenti i fundit sirian i zgjedhur në zgjedhje të lira, Shukri el-Kuvetli, vdiq me një marrëveshje ku familja e tij duhej të shiste disa prej pasurive trashëgimore nga prindërit e tij në mënyrë që të shlyente borxhet.

 

Indeksi i zhvillimit të Sirisë në periudhën e Hafez Asadit, nga viti 1970 deri në vitin 2000:

-Siria ra në vendin e 135-të në zhvillimin ekonomik.

-Vlera e monedhës siriane ra ndjeshëm për të arritur në raportin 45/1 kundrejt dollarit.

-Siria është bërë e padëshirueshme në komisionet dhe organizatat e OKB-së.

-Sipas nivelit të zhvillimit social dhe kulturor, Siria ka rënë nën mesataren arabe.

-Universiteti i Damaskut ka rënë vendin e 50 në botën arabe për cilësinë e arsimit.

-Kuadroët sirianë kanë pushuar të vlerësohen në botë.

-Pasaporta siriane është bërë ndër më pak të vlerësuarat në botë.

Hafez Asad vdiq me një pasuri të vlerësuar rreth 100 miliardë dollarë.

 

Indeksi i zhvillimit të Sirisë në periudhën e Bashar Asad, pasardhësi i fronit të babait, nga viti 2000 deri më 2018:

-Siria ra në vendin e 188 të zhvillimin ekonomik në botë.

-Vlera e monedhës siriane ra nënivelin 450/1 kundrejt dollarit.

-Siria ka mbetur e padëshiruar në komisionet dhe organizatat e OKB-së.

-Sipas nivelit të zhvillimit social dhe kulturor, Siria ka rënë në nivelin më të ulët.

-Universiteti i Damaskut ka rënë në vendin e 325 në botën arabe për cilësinë e arsimit.

-Pasuria e dinastisë Asad vlerësohet në rreth 140 miliardë dollarë.

-Në kohën e Bashar al Asad, infrastruktura e Sirisë është shkatërruar plotësisht dhe fondacionet kulturore, ekonomike, arsimore dhe sociale janë shkatërruar gjithashtu.

-Territori sirian kontrollohet pesë vende të ndryshme të huaja.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re