Ministri Ditmir Bushati u akuzua nga ish-kryeministri Sali Berisha se kishte shfrytëzuar vizitën e tij zyrtare për epshet e tij seksuale, pasi u përfshi në një video-skandal seksual me një prostitutë braziliane, dy vite më parë.

Mbrëmjen e sotme Bushati foli lidhur me këtë në studion e emisionit “A Show” të Adi Krastës.

Bushati e ka cilësuar shpifje këtë histori, të cilën pretendon se e ka sajuar Berisha.

Ai u shpreh:

Unë kam qenë në një vizitë në Brazil dhe në Argjentinë, si pjesë e turit në Amerikën e Jugut, të cilat janë vende të rëndësishme, por që rrihen pak nga ne.

Absolutisht, kjo është thjesht një histori e sajuar me shpifje 6 muaj apo 1 vit pasi ka ndodhur vizita në Brazil. Me të cilën si gjithmonë doktori ka qenë megafoni kryesor”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re