Qëllohet me armë ish-kryetari i fshatit Rehovë në Skrapar.

Bëhet fjalë për shtetasin J.B, 60 vjeç, banues në Rehovë, Poliçan, i cili është qëlluar nga shtetasi Fatmir Cenaj, 58 vjeç nga po po i njëjti fshat.

Sulmi ka ndodhur për motive pronësie, ndërsa policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit Fatmir Cenaj. I plagosuri u dërgua me helikopter në kryeqytet, dhe ende nuk ka informacione për gjendjen shëndetësore.

Njoftimi i plotë i policisë:

Rehovë, Skrapar

Plagos me armë zjarri për motive pronësie ish kryetarin e fshatit, Policia kap dhe arreston në kohë rekord autorin e ngjarjes.

Rreth orës 9:40, shtetasi Fatmir Cenaj, 58 vjeç, banues në fshtin Rehovë, Poliçan ka plagosur me armë zjarri për motive pronësie, ish kryetarin e fshatit shtetasin J.B, banues në Rehovë, Poliçan.

Menjëherë shërbimet e policisë organizuan punën dhe fal veprimeve të shpejta bënë kapjen dhe arrestimin në kohë rekord të autorit i cili ishte fshehur në kodrat e fshatit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua dhe arma tip automatik model 56.

Shtetasi i dëmtuar u transportua me helikopter për në Spitalin Ushtarak Tiranë, për ndihmë mjeksore më të specializuar.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re