Në javën e 10të të Kategorisë së Dytë kishte një derbi të qarkut të Beratit dhe këtë herë ishte Naftëtari kundra Skraparit. Ndeshja ka qënë e luftuar por në fund rezultati ka dhënë verdiktin e deritanishëm të sezonit.

Ndeshja nis me gol që në fillim dhe është sulmuesi Oltion Guri që kalon miqtë në avantazh. Ndeshja ka rivalitet madje edhe shumë të fortë dhe kjo shihet nga përplasja mes futbollistëve sjell edhe nga një karton të kuq për secilën skuadër. Kartonat e Lamaj dhe Azizaj bënë që skuadrat ta luanin fraksionin e dytë me nga një futbollist më pak.

Me nisjen e pjesës së dytë janë kuçovarët që barazojnë shifrat falë golit të beratasit Kërkuta. Por barazimi zgjat pak pasi sërish skrapalinjtë që kalojnë përpara dhe këtë herë është një gol ish shënuar nga mesfushori Koroveshi.

Me këtë fitore Skrapari gjendet në vendin e shtatë me pikë të barabarta me Memaliajn dhe Këlcyrën ndërsa Naftëtari vazhdon të vuaj në fundin e klasifikimit./Berati.TV

Kategoria e Dytë

Naftëtari 1-2 Skrapari

Shënues: Kërkuta 60’/ Guri 2’, Koroveshi 63’

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re