Skrapari rikthehet me fitore në shtëpi përballë një rivali direkt, si Përmeti. Kështu Skrapari arrin një rekord sezonal me tre ndeshje radhazi pa humbje. Kjo fitore e ka ngjitur Skraparin në vendn e 1otë me pikë të barabarta me Këlcyrën e vendit të 9të.

Golin e parë të sfidës e shënon sulmuesi beratas Erlind Kallmi në minutën e 19’ dhe deri në fund të pjesës së parë nuk ndryshon asgjë. Me nisjen e pjesës së dytë janë miqtë nga Përmeti që shënojnë për të barazuar shifrat. Goli shënohet nga Todhe por barazimi zgjat pak pasi në minutën 51’ është kapiteni Karamani që rikthen në avantazh Skraparin.

Është sërish Orgest Todhe që shënon për përmetarët duke vendosur barazimin e përkohshëm. Por golat e Todhes do ti vlejnë atij vetëm për statistika personale pasi ndeshja do të vendosej në fund.

Në minutën e 89’ është sulmuesi Oltion Guri që shënon sërish për ti dhënë një tjetër fitore Skraparit.

Ndërsa në grupin B nuk ndryshon asgjë për kreun me Elbasanin, Orikun dhe Albpetrolin që vazhdojnë fitoret edhe në këtë javë./Berati.TV

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re