Skrapari po tregon në këtë fazë të dytë se në fushën e tyre nuk mund ti marrësh pikë. Këtë herë viktima e skrapalinjve ishte një nga skuadrat më të mira të skuadrës, Butrinti i Sarandës.

Heroi i vendasve ishte sulmuesi Oltion Guri me një triplet dhe goli i kapitenit vendosën një fitore me goleadë për Skraparin ndërsa tek miqtë u dallua Kasaj që duhet të ‘’ndajë’’ kush do të marrë topin në shtëpi pasi edhe ai shënon tre herë.

Janë pikërisht miqtë me Kasaj që shënojnë të parët që në minutën e 8’ duke kaluar përpara por kjo nuk e ndal Skraparin të reagoj. Barazimi vjen me Gurin në minutën e 28’ dhe pas 8 minutash kalon për herë të parë Skraparin në avantazh në këtë sfidë. Por kjo pjesë mbyllet në barazim kur Kasaj në fundin e këtij fraksioni vazhdon ‘’garën’’ me Gurin për golat personal.

Vetëm 5 minuta pasi nis fraksioni i dytë i ndeshjes është skuadra vendase që shënon por ndryshon edhe autori golit ndryshon emër dhe këtë herë në rrjetë shkon kapiteni Fatjon Karamani. Ndërsa Guri plotëson ‘’pokerin’’ skrapali në minutën e 57’. Ndërsa në minutën e 83’ është Kasaj që barazon golat me Gurin por pa ndryshuar rezultatin që u jep një tjetër fitore skrapalinjve në shtëpi.

Skrapari ngjitet në vendin e 9të dhe tashmë është tetë pikë larg vendit të fundit që tashmë në këtë grup do të diskutohet mes Gramozit dhe Domosdovës. Ndërsa në kry nuk ndryshon asgjë es treshes: Elbasani, Oriku dhe Albpetrol./Berati.TV

Skrapari 4-3 Butrinti

Shënues: Guri 28’, 36’, 57’, Karamani 50’/ Kasaj 8’, 41’, 83’

Skrapari: F. Spahiu, Shabani,(Aliaj 60’), Tafa, Fejzaj, Bilçari, Haxhiu, Dosti(Meta 63’), Isufi, Kallmi(Çela 72’), Karamani, Guri. Tr. A. Spahiu

Butrinti: Veka, Çuli, Kaçupaj, Barka, Maraj, Biba, Bazaj, Lalaj, Basha, Kasaj, Sadushi. Tr. A. Fasllia

Gjyqtarë: S. Greca, E. Malo, G. Zeneli(Lushnje)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re