Nuk ia del Skrapari të përballoj Albpetrolin një ndër skuadrat më të mira të grupit në këtë javë. Ndeshja e luajtur në Patos është mbyllur që në fraksionin e parë ku janë shënuar plot pesë gola nga të cilët vetëm një për Skraparin.

Hidersha hap serinë e golave për vendasit dhe më pas Prifti, A. Prifti nga pika e bardhë dhe Kapo mbyllin ‘’pokerin’’ për vetëm 38’ minuta. Po në këtë pjesë vjen edhe i vetmi gol i skrapalinjve është kapiteni Fatjon Karamani ai që shënon.

Në pjesën e dytë ritmi i lojës ulet por vetëm zëvendësimet dhe nja karton i kuq i Qoses për Skraparin mbushin kronikën e ndeshjes.

Ndërkohë kjo fitore e Albpetrolin e bën skuadrën patosarake të mbaj ritmin e Elbasanit dhe Orikumit që kanë vazhduar të fitojnë edhe këtë javë./Berati.TV

Albpetrol 4-1 Skrapari

Shënues: Hidersha 15’, Prifti 18’, A. Prifti 24’(pen), Kapo 38’/ Karamani 44’

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re