Si çdo vit, për festat ë nëntorit, FSHF organizon “Kupën Pavarësia”, ku marrin pjesë 4 ekipe. Skënderbeu, 2 Korriku i Prishtinës, Otrant i Ulqinit dhe Strga nga Maqedonia diskutuan ditën e sotme në Korçë këtë trofe simbolik.

Ka qenë skuadra e Strugës që ka arritur që ta fitojë për të dytin edicion radhazi këtë trofe. Skuadra shqiptare, që luan në ligën e dytë maqedonase ka triumfuar minimalisht në finale me skuadrën e Otrantit nga Ulqini. Finalja u vendos nga një gol në minutën e 8-të të takimit, nga sulmuesi Altin Lloga.

 

Në gjysmëfinale, skuadra e Strugës mundi Skënderbeun me rezultatin minimal 1-0 me golin e  Agon Hajredinit, ndërsa në gjysmëfinalen e dytë ishte Otranti që kaloi në finale vetëm falë 11-metërshave kundër 2 Korrikut.

Trim & Lum Struga po bën një paraqitje të mirë edhe në Maqedoni duke udhëhequr grupin e saj në Kategorinë e Parë duke synuar kështu ngjitjen në Superiore. Nijas Lena një futbollist i njohur edhe në kampionatin tonë, i rikthyer këtë sezon në Strugë është shpallur futbollisti më i miri i ndeshjes./Berati.TV

 

LIKE FAQES NE FACEBOOK PER LAJME TE NGJASHME