Protesta studentore ka marrë dhe një kahje tjetër të papritur, ku 8 kërkesave iu është shtuar dhe një e 9-të, ajo mbi dorëheqjen e dekanit të Ekonomikut, Dhori Kule.

Në fakt, kjo pikë nuk përfshihet te tetëshja, pasi është një zhvillim i fundit i pavarur nga 8 kërkesat dhe që ka të bëjë vetëm me një zhvillim të papritur te Fakulteti Ekonomik.

Shkak është bërë një mosparaqitje për takim e dekanit Kule me studentë, pasi ishte planifikuar të ndodhte në orët e pasdites.

Siç përcillen infot e deritanishme, Kule ka kërkuar një përfaqësi prej 20 vetash, ndërsa studentët kanë dashur të jenë të gjithë në takim, afro 200 sosh, gjë të cilën decani nuk e ka pranuar. Së këndejmi, studentët tashmë kërkojnë dhe dorëheqjen e të njohurit Dhori Kule.      

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re