Studentët e Universitetit të Tiranës kanë përshkallëzuar protestën ndaj qeverisë në lidhje me tarifat e vendosura.
 
Në ditën e tretë të protestës, studentët kanë marshuar nga fakultetet duke u bashkuar në Bulevard e më pas kanë rrethuar Ministrinë e Arsimit.
 
Me thirrje e pankarta “Ulni Tarifat”, studentët kanë hedhur shishe uji në drejtim të MAS si dhe I kanë kërkuar ministres Nikolla që të plotësojë kushtet e tyre në të kundërt do të vijojë bojkoti.
 
Ndërkohë, protestës I janë bashkuar edhe studentët e Korçës, Elbasanit dhe Durrësit, të cilët po ashtu kanë paraqitur për Nikollën të njëjtat kërkesa.
 
Ndërsa studetnët e Universitetit të Kamzës kanë nisur marshimin më këmbë drejt MAS për tiu bashkuar pjesës tjetër të studentëve.
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re