Studentet do të jenë serish sot në proteste masive para Kryeministrisë.

Ashtu si lajmëruan edhe një ditë më parë, studentët do të vijojnë serish sot për plotësimin e 8 kërkesave të tyre.

Si ka ndodhur çdo ditë në këto 14 ditë proteste, studentët kanë njoftuar se do të mblidhen në 8.30 pranë fakulteteve të tyre dhe më pas do të marshojnë drejt kryeministrisë.

Thirrja e tyre mbetet e njëjtë: Na plotësoni 8 kërkesat, nuk duam bisedime, nuk duam dialog, por vetëm zgjidhje.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re