Një student në Universitetin Bujqësor të Tiranës e ka pyetur kryeministrin, kur i di të gjithë problemet, atëherë pse nuk i ke zgjidhur?

“Pse tani? Sepse u çove ti. Kjo protestë ka qenë shuplakë për qeverinë. Unë këto shuplaka i mirëpres sepse e bëjnë qeverinë të hapi sytë dhe të jetë më pranë njerëzve”, u shpreh Rama.

Më tej ai ka bërë dhe një krahasim për këtë situatë:

“Nëna ushqen fëmijën pasi ai qan. Si ti thotë fëmija nënës, pse më dhe ushqim tani pasi qava unë?”, u përgjigj Rama.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re