Është zhvilluar sot ne Tiranë takimi i radhës i ministrave te integrimit te vendeve te Europes juglindore. Takimi është kryesuar nga ministri për Europen dhe punët e jashtme Ditmir Bushati dhe ministrja federale për Evropën e Austrisë, Karin Kneisl.

 

Fokusi i këtij takimi ishte tek rruga integruese e këtyre vendeve drejt Bashkimit Europian, duke nënvizuar rendësinë e reformave.

 

Ndërkaq ne përfundim te takimit, te gjithë ministrat e pranishëm do të nënshkruajnë deklaratën e përbashkët të këtij takimi, ndërsa më pas ministrja austriake do te zhvillojë një takim me kreun e diplomacisë shqiptare, Ditmir Bushati.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re