Pas ndeshjeve të mbrëmshme në kuadër të fazës së grupeve të garës Liga Evropa në futboll, tashmë dihen emrat e 32 ekipeve të cilat do të garojnë për trofeun e dytë më prestigjioz në Evropë të cilin e ndan UEFA, raporton .

Befasia më e madhe është dështimi i kampionit të shumëfishtë të Ligës së Kampionëve, AC Milan, i cili pas disfatës së mbrëmshme nga grekët e Olympiakosit, nuk arriti të kalojë grupet.

Pjesë e pranverës në “Liga Evropa” janë gjigantët turk Galatasaray dhe Fenerbahçe, por edhe anglezët e Chelsea dhe Arsenal, si dhe italianët e Interit.

Lista me emrat e 32 ekipeve është si vijon: Arsenal, Benfica, Betis, Chelsea, Dinamo Zagreb, Dynamo Kyiv, Frankfurt, Genk, Internazionale Milano, Bayer Leverkusen, Napoli, Salzburg, Sevilla, Valencia, Villarreal, Zenit, bashkë me ekipet që do të jenë në vazon e dytë: BATE Borisov, Celtic, Club Brugge, Fenerbahçe, Galatasaray, Krasnodar, Lazio, Malmo, Olympiacos, Rapid Wien, Rennes, Slavia Praha, Sporting CP, Shakhtar Donetsk, Viktoria Plzen dhe Cyrih.

Më herët u bën të ditura emrat e 16 ekipeve të cilat siguruan pranverë në Ligën e Kampionëve.

Edhe këtu ekipet janë të ndara në dy vazo, më saktësisht në fituesit e grupeve, dhe ekipet që përfunduan të dytat.

Fituesit e grupeve

Barcelona (Grupi B), Bayern München (E), Borussia Dortmund (A), Juventus (H), Manchester City (F), Paris Saint-Germain (C), Porto (D), Real Madrid (G).

Vendet e dyta

Ajax (E), Atlético Madrid (A), Liverpool (C), Lyon (F), Manchester United (H), Roma (G), Schalke (D), Tottenham Hotspur (B), shkruan AA. Ceremonia do të mbahet në selinë e UEFA-s në Nyon të Zvicrës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re