Protesta e studentëve që kërkojnë heqjen e tarifës për provimet e prapambetura, uljen e tarifës vjetorë dhe përmirësimin e kushteve në konvikte, i janë bashkuar edhe Universitetet e rretheve.
 
Të rinjtë në Durrës, Elbasan, Korçë dhe Vlorë bojkotuan mësimin dhe dolën në protestë.
 
Në Elbasan, pasi qëndruan për afro një orë para Universitetit, studentet marshuan në këmbë në rrugët e qytetit.
 
Edhe pse Universiteti i Korçës ka tarifat me te ulëta ne krahasim me gjitha universitetet e tjera te vendit, kjo nuk i ka penguar studentet te dalin ne proteste. Studentët lëvizën më pas drejt qendrës së Korçës.
 
Zëvendës rektorja Universitetit të Korçës Majlinda Bello e u shpreh se nuk përjashtohet mundësia e rishikimit të tarifës për provimet e prapambetura.
 
Studentët kanë paralajmëruar vazhdimin e protestave deri në plotësimin e kërkesave të tyre.
 
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re