Tensionohet protesta e studentëve. Në ditën e katërmbëdhjetë të protestës, nuk kanë munguar konfliket mes një grupi protestuesish dhe policisë.

 

Eksponentë të ndryshëm, gjatë përpjekejeve për të shkuar mbrapa Kryeministrisë janë përplasur me studentët dhe policinë pasi nuk u lejuan që të kalonin.

 

Vetë studentët krijuan një kordon përpara forcave të policisë duke larguar grupin e protestuesve që u përpoq të kalonte mbrapa Kryeministrisë.

 

Studentët kanë bërë të qartë për protestuesit se ata nuk janë në protestë për të rrëzuar qeverinë por vetëm për kërkesat e tyre për arsimin.

 

Protestës së studentëve iu bashkuan këtë të hënë qytetarë të shumtë si dhe militant të partive.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re