Është mbyllur faza e dytë edhe për Naftëtarin sot në Peqin me një tjetër humbje që e lë në vendin e fundit. Skuadra kuçovare ka mbyllur deri më tani ka mbyllur dy faza shumë të vështira ku në 18 ndeshje ka arritur 2 fitore, 2 barazime dhe 14 humbje.

Pjesa e parë në Peqin mes Shkumbinit dhe Naftëtarit ka qënë e balancuar madje naftëtarët kanë kërkuar më shumë golin por kjo pjesë është mbyllur në barazim pa gola.

Pjesa e dytë nis më mirë për vendasit që shohin më tepër nga porta e Naftëtarit duke patur rastet më të mira. Por goli ka ardhur vetëm në minutën e 77’ nga sulmuesi Erion Mustafaj. Por edhe përpara këtij momenti kuçovarët kishin mundësinë të kalonin më parë në avantazh kur në minutëne  75’ topi i goditur ndalet në shtyllë.

Deri në fundin e sezonit Naftëtari duhet të luftoj mbijetesën që do të jetë shumë e vështirë./Berati.TV

Shkumbini 1-0 Naftëtari

Shënues: Mustafaj 77’

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re