Tomori merr një pikë në transfertë ndaj Apolonisë në një ndeshje të mbyllur në barazim pa gola. Kjo ishte ndeshja e parë e Tomorit në këtë sezon që nuk ka shënuar gol ndërsa pikët që kanë ndarë skuadrat në Fier ka ndryshuar pak situatën në renditjen e grupit që pret të luhen edhe dy ndeshje nesër për të mbyllur javën e shtatë të kampionatit.
Pjesa e parë është e balancuar me të dy skuadrat që rrezikojnë vetëm në goditje standarde. Por ky fraksion ka edhe momente nervozizmi, si ishte goditja me brryl Priftit ndaj Shaqes. Por momenti më i bukur vjen në fundin e saj kur Kolgega shfaqet i vetëm përballë Braçes pas asistit të Metos por nuk shënjestron kuadratin.
Pjea e dytë nis me një ritëm të ngjashëm kur skuadrat synojnë ta zhvillojnë ndeshjen në mesin e fushës por pa ia dalë të shfaqen në portat respektive. Vetëm në fund Apolonia bëhet më kërkuese duke krijuar edhe mundësi të mira por që mbetën të pashfrytëzuara. Në minutën e 83’ për Apoloninë hyri në fushë edhe futbollisti beratas Krisild Zoga por as ai nuk la shenjë në këtë takim. Tomori mbetet në vendin e gjashtë me 10 pikë./Berati.TV

Apolonia 0-0 Tomori
Shënues: S’ka
Apolonia: Harizaj, Nako, Buzi, Sota, Meto, Prifti, Andoni(71’ Bakalli), Kolgega(54’ K. Mehmeti), Hysenshahaj, Hidersha, Gjata(83’Zoga). Tr. M. Miho (të gatshëm: Tozaj, Perkeqi, Braka, E. Mehmeti)
Tomori: Braçe, Çaço, Beci, Mujkiç, Shaqe, Mersini, Koleci, Gjonaj(46’ Drabo), Joti(65’Sharavolli), Frajdej, Ogbodike(82’Paja). Tr. B. Devolli (të gatshëm: Memlika, Dervishi, Hadaj, Kumani)
Gjyqtarë: A. Stolaj, D. Agaraj, R. Dobruna(Tiranë)
Vëzhgues: I. Gashi (Durrës) ; Delegat: B. Çela(Tiranë)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re