Tomori e ka mbyllur sot javën e përgatitjeve përpara transfertës së kësaj jave në Fier përballë Aolonisë. Gjatë këtyre përgatitjeve skuadra beratase zhvilloj edhe miqësoren ndaj Osumit të fituar me rezultatin e thellë 10-0.

Lajmi i mirë në këtë javë për Tomorin do të jetë rikthimi nga dëmtimi i qendërmbrojtësit shkodran Ditmir Beci por edhe këtë javë tekniku Devolli do të ketë dhimbje koke për shkak mungesash. Portieri Kaloshi dhe sulmuesi shkodran Dyca do të jenë mungesat e kësaj ndërsa mbrojtësi brazilian Rodrigo vazhdon të jetë i larguar nga skuadra.

Klubi ka vendosur që ta motivoj skuadrën me një premio përpara kësaj transferte të rëndësishme. Kështu pasi pas humbjes me Egnatian u vendos që futbollistëve t’u ulesh 30% e pagës për shkak rezultatesh. Ndërsa përpara nisjes për në Fier klubi u ka premtuar një premio prej 10 mijë lekësh të rinj në rast fitore ndaj Apolonisë./Berati.TV

Formacioni i mundshëm: Braçe, Çaço, Mujkiç, Beci, Shaqe, Mersini, Koleci, Joti, Frajdej, Sharavolli, Ogbodike. Tr. B. Devolli

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re