Tomori dhe Naftëtari për shkak të kalendarit nuk luajtën javën e shkuar duke qënë të dyja pushim në ndeshjet e para respective të grupeve të tyrë. Ashtu si pritej në grupin B të playoffit, Tirana siguroj ritkhimin në Superiore ndërsa Tomori vazhdon të mbaj vendin e tretë me pikë të barabarta me Apoloninë. Ndërsa në grupin playout edhe pas penalizimit të Shkumbinit për Naftëtarin mbijetesa mbetet një mision i vështirë.

Këtë fundjavë edhe pse me një javë vonesë se skuadrave të tjerave të grupeve edhe Tomori e Naftëtari do të nisin fazën e katërt. Për Tomorin do të jetë sfida ndaj Tiranës me bardheblutë që tashmë kanë siguruar Superioren dhe beratasit që kërkojnë të parën fitore ndaj tyre në këtë sezon.

Me objektivin e sigurimit të pesëshes së parë dhe mbijetesës që në fundin e fazës së dytë tashmë i vetmi objektiv i mbetur është mbyllja e sezonit në vendin e tretë dhe për të marrë maksimumin nga çdo ndeshje.

Ndërsa Naftëtari me mbijetesën objektiv nuk i falen më hapa fals dhe për ta çdo ndeshje është një finale më vete, e cila duhet fituar duke nisur nga kjo fundjavë në Kuçovë ku presin Ilirinë./Berati.TV

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re