Tomori e mbyll me  një fitore në transfertë fazën e parë të kampionatit ndaj Elbasanit në Cërrik. Ndeshja u luajt ditën e sotme pasi Elbasani me stadiumin e vet të ‘’bllokuar’’ për shkak se javën tjetër do të luaj kombëtarja.

Tomori ka bërë autokritikën më të mirë pas humbjes në shtëpi me Bylis duke mundur skuadrën më të dobët të grupit. Golat janë shënuar në pjesën e dytë duke u vendosur kështu në vendin e gjashtë.

Pjesa e parë është mbyllur në barazim pa gola edhe pse beratasit janë ata që kanë kërkuar më tepër ndërsa elbasanasit e kanë patur të vështirë të shfaqen gjatë ndeshjes.

Pjesa e dytë nis me gold he ai që shënon është Genald Sharavolli pasi ishte lënë në tribunë javën e shkuar menjëherë i rikthyer në fushë tregohet deçiziv. Ndeshja sigurohet vetëm në fund kur i riu i futur në pjesën e dytë në fushë Kumani fiton një 11 – metërsh që realizohet nga Mujkiç.

Faza e dytë do të pas dy javësh për shkak të zhvillimit të ndeshjeve të kombëtares dhe në këtë periudhë duhet të rekuperoj dëmtimet e Dycës dhe Gegës por edhe Koleci e Beci që lanë sot fushën të dëmtuar./Berati.TV

Elbasani 0-2 Tomori

Shënues: Sharavolli 59’, Mujkiç 90’(pen)

Elbasani: Moli, Brahimaj, Cangu, Duka, Ezike(63’ Sadiku), Ferhati(56’ Mici), Hoxhaj, A. Lleshi(72’ Fejzaj), J. Lleshi, Suvarija, Ukaj. Tr. E. Kotorri

Tomori: Kaloshi, Çaço, Beci(52’ Kumani), Mujkiç, Shaqe, Koleci(40’ Drabo), Mersini, Dervishi, Sharavolli, Mahmutaj(71’ Gjonaj), Ogbodike. Tr. B. Devolli

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re